Invalidet e punes dhe politika.

Ne Shqiperi fjala me e bukur inkurajuese ne nje dialoge miqesore  eshte:- Shendeti mbi te gjitha. Nje kontigjent personash qe punuan ne procese pune dhe kushte shume te veshtira jane edhe invalidet e punes. Invalidet e punes jane ajo pjese e shoqerise qe u aksidentuan ne pune,me semundje profesionale,apo me semundje te tjera qe bejne efekt per rendim te gjendjes shendetsore te nje personi. Eshte per te ardhur keq se sot kjo kategori e cila gjate gjithe jetes ka kontribuar ne para dhe ne shendet, sot perballet me veshtersite  social- ekonomike me te veshtira te jetes se tyre. Keto veshtersi jua shtojne edhe me shume politikanet te cilet edhe pse me te drejtat e tyre ligjore qe ju garanton Kushtetuta kane mundesi ta rregullojne gjendjen e kesaj shtrese. Mungesa e vullnetit,mungesa e ndergjegjes,mungesa e te kuptuarit kohezion social e bene politiken te pa deshiruar per kete shtrese. Askush nuk munde te diskriminohet per ceshtje financiare,te cilat jane te kufizuara per arsyje shendetsore. Kemi ndigjuar keto dite Politikanet, me afrimin e dates se zgjedhjeve parlementare ne Shqiperi,me trajtimin e shume gjerave,por ne asnje raste dhe ne asnje moment dhe nga askush nuk trajtohet varferia,apo problemet sociale. Eshte e kuptueshme qe ne Shqiperi mungojne totalishte programe te mirfillta sociale per kategorite  dhe shtresat e margjinizuara. Ju bejme me dije se Invalidet e punes nuk kane komoditetin te votojne asnje force politike,pa u ulur me kete shtrese per te trajtuar ne themel gjendjen e tyre social-ekonomike. Per te sjelle ne vemendjen e politikes per te disaten here te ardhurat e ketyre personave:- Nje invalide pune i plote perfiton te ardhura ne muaj ne total 17400 leke,ndersa nje invalide i pjesshem ( qe eshte me te drejte pune) perfiton 50% te te ardhurave te nje invalidi te plote. Perberja familjare e mbi 60 mije invalideve te punes sot aktualishte eshte 5.3 persona ne familje,mosha mesatare 48 vjec,shpenzime financiare mujore te nje familje invalidi te punes te detyrueshme jane 40200 leke ne muaj. Po tu referohemi statistikave para viteve 1990 keto invalide merrnin te ardhura me shume se politikanet e dikurshem, ndersa sot nje politikan ka te ardhura mujore sa per 15 invalide pune.Kjo eshte puna e politikanve ne Shqiperi qe ne asnje raste nuk trajtuan problemet sociale ne baze te parametrave njerzore,apo pse jo edhe ne baze te sandarteve nderkombetare,apo per te ju afruar vendeve fqinje per keto kategori. Zoti i meshirofte politikanet tane……….

Komentet janë mbyllur.